Pse ndodhin zënkat në çift NULL NULL 01.07.2015 14:12 01.07.2015 14:12 Shkencëtarë dhe psikologë të ndryshëm kanë provuar se zënkat në një marrëdhënie nuk kanë efekt negativ. Përkundrazi është provuar që grindjet qofshin të mëdha apo të vogla e zgjasin raportin. Edhe romantikët më të mëdhenj kanë momente kur nevrikosen, edhe femrat më të qeta e tregojnë veten në një moment të caktuar duke ngritur zërin. Zënkat në thelb tregojnë se partnerët duhen vërtet. Pse ndodhin grindjet ? Psikologët i përcaktojnë këto polemika në çift si një ambicie dominuese, e cila nuk është aspak e keqe, por synon vendosjen në mënyrë të dukshme të rregullave të lojës. Dhe kjo është vërtet e dobishme. Grindjet janë pasojë e moskuptimit, por dhe janë të mirëpritura në lidhje. Grindja paraqet, në shumicën e rasteve, një dukuri konstruktive dhe të mirë. Pra, pa grindje të vogla dhe ndonjëherë edhe të mëdha nuk ka lidhje reale. Një gjë e tillë thjesht është fiziologjikisht e kushtëzuar dhe nuk është mirë që për gjithçka partnerët të kanë mendime të njëjta. Dëshira për t’u plotësuar Sipas një teorie grindjet thuhet se ndodhin sepse partnërt duan të ndihen sa më të ploësuar. Dëshira për t’u plotësuar tregon se gjithmonë kur ne grindemi, duam të zbulojmë më shumë nga partneri ynë, të njohim misterin që nuk e kemi zbuluar ende, pse jo edhe të jemi mbi të apo të vërtetojmë dyshimet tona për një mijë e një arsye që na vërtiten në kokë. Duke pasur debate në çift, ne plotësojmë te i dashuri ose e dashura atë që mungon, atë që nuk e shfaqim kurrë, epërsinë që duhet të kemi apo të tjerët duhet të kenë për një çështje të caktuar. Në këtë mënyrë vendosen rregullat e njohjes dhe mirëkuptimit. Që nga fjalët tipike ‘të dua’ deri tek “do ndahemi”, gjithçka është thënë qindra herë gjatë një grindjeje. Kjo është arsyeja që nuk ndaheni, pasi ekziston një forcë tërheqëse aq e madhe, sa nuk keni forcën për të shkuar menjëherë te ndarja. Në këtë pikë rolin më të madh e kanë pikërisht grindjet dhe zënkat në çift, të cilat kanë forcuar besimin dhe kanë skalitur në mënyrë të dukshme nervat për të mos çuar një histori dashurie deri në fund. Cilat zënka duhet të evitojmë? Nga studimet është vërejtur një nga pikat kritike që ka të bëjë me mënyrën se si çiftet i përballojnë zënkat. Nëse ata i kalojnë konfliktet me qetësi, apo nëse vazhdojnë të jenë të mbërthyer pas kritikave të ashpra dhe kokëfortësisë së tyre. Cilat janë sjelljet për t’u evituar, që mbartin rrezikun e një ndarjeje? Pa frikë mund të themi, kritika për partnerin, karakterin apo personalitetin e tij. Edhe pse diskutimi mund të ketë qenë mjaft i ashpër, me përpjekjet për ta riparuar atë që ka ndodhur, ulet ndjeshëm tensioni kur mendohet se partneri do ta mirëpresë vendimin tënd. Të gjitha çiftet pa përjashtim zihen, por e rëndësishme është mënyra që përdorin për të riparuar ‘dëmin’.