Pse gratë ngelin shtatzënë edhe kur përdorin kontraceptivë? NULL NULL 13.03.2019 12:30 13.03.2019 12:30 Gratë të cilat ngelin shtatzënë gjatë kohës sa janë duke përdorë kontraceptivë mund të kenë një variant gjenetik që thyen hormonet që kanë për qëllim parandalimin e ngjizjes, zbulon një studim i realizuar për herë të parë. Ky studim është i pari që ka zbuluar se një gjen mund të ndërhyjë në parandalimin e shtatzënisë, ndoshta duke i dhënë një përgjigje misterit se pse një numër grash çdo vit ngelen shtatzënë edhe sa janë duke përdorë kontraceptivë. Gjeni CYP3A7*1C, edhe pse aktiv në të gjitha fetuset, është i fikur në shumicën e të rriturve por tek një numër i vogël njerëzish qëndron ndezur. Sipas publikimit ky gjen mund të filtrojë poshtë hormonet e emetuara nga mjetet për kontrollimin e shtatzënisë. Për më tepër, ajo mund të shfaqet në testimin gjenetik.