Pse duhet të kemi kujdes me fëmijët edhe kur i ushqejmë me lëngje frutash NULL NULL 11.09.2018 21:31 11.09.2018 21:31 Fëmijët që pinë lëng frutash gjatë kohës që konsumojnë mëngjes, kanë më shumë shanse të jenë mbipeshë apo të vuajnë nga obeziteti. Ndonëse gjithnjë lëngjet të tilla janë konsideruar si një opsion i shëndetshëm, niveli i tyre i sheqerit rritet përherë e më shumë dhe kjo ndikon ndjeshëm në shëndetin e fëmijve, transmeton Klan Kosova. Studime të reja të kryera në Universitetin e Mjekësisë në Vienë e kanë provuar këtë dhe ekspertët paralajmërojnë prindërit të mos mendojnë se çdo lëng i freskët është i mirë për ta bënë të ditur Independet. Përveç kësaj, i këshillojnë gjithashtu që në vend të lëngut, t’i japin fëmijëve një frut pas mëngjesit. Nga eksperimenti rezultoi se ata të cilët pinin lëng portokalli apo molle gjatë kohës që hanin mëngjes kishin 50% më shumë shanse për të qenë mbipeshë krahasuar me fëmijët të cilët pinin ujë. Përveç lëngjeve, moskonsumimi i mëngjesit është gjithashtu i lidhur me mbipeshën, pasi shanset për të konsumuar ushqime të pashëndetshme gjatë ditë janë të mëdha.