Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Proton Cable Prizreni e fiton ndeshjen e vështirë ndaj Borës

NULL NULL
20.10.2024 22:57
Proton Cable Prizreni

Në palestrën “Sezai Surroi”, sonte u zhvillua ndeshja në mes të Proton Cable Prizrenit dhe Borës.

Vendasit i mposhtën mysafirët nga Istogu në ndeshje tejet të vështirë.

Prizrenasit triumfuan me rezultat 85:80, në përballjen e xhiros së gjashtë të elitës kosovare të basketbollit.

Proton Cable kaloi në epërsi vetëm në çerekun e katërt, të cilën e mbajtën deri në fund.

Ndeshja megjithatë ishte e hapur deri në aksionet e fundit.

Jordan Johnson. shkëlqeu te Proton Cable Prizreni me 21 pikë e 14 asistime.

John Walker i kishte 15 pikë e katër kërcime, ndërsa Wayne Arnold realizoi 11 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Po ashtu edhe Edmond Kryeziu kontribuoi me 16 pikë në fitoren e Proton Cable Prizrenit.

Borës nuk i mjaftuan 21 pikët e 12 kërcimet e Jalen Grahamit.

Alex Lomax i kishte 18 pikë, shtatë asistime e pesë kërcime.

Prizreni e shënoi fitoren e dytë.

Kjo skuadër i ka edhe katër humbje.

Bilanci i Borës është një fitore e pesë humbje.

lajme të ngjashme