Protesta pro-UÇK, autobusë e makina kuqezi mbushin rrugët e Tiranës (VIDEO) NULL NULL 17.10.2025 15:45 17.10.2025 15:45 Qindra qytetarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut e viset tjera shqiptare kanë mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në protestën gjithëkombëtare që pritet të fillojë në orën 17:00. Autobusë, makina dhe mjete të tjera transporti kanë stërmbushur rrugët e kryeqytetit shqiptar, ndërsa flamujt kombëtarë, stemat e UÇK-së dhe fotografitë e ish-liderëve të saj janë të pranishme pothuajse kudo. Një ekip nga Klan Kosova ndodhet në vendngarje dhe po përcjell nga afër zhvillimet nga protesta.