Protesta në Uashington – Mbyllet USAID, dëbohen punëtorët (VIDEO) NULL NULL 04.02.2025 13:45 04.02.2025 13:45 Me pankarta në duar ku shkruhej “ Shpëto USAID, shpëto jetë”, punëtorët e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) protestuan para selisë së organizatës në Uashington. Kjo pasi që u dëbuan nga zyrat e tyre, njofton Klankosova.tv. E gjitha pas vendimit të Donald Trumpit dhe vartësit të tij, Elon Musk, të cilët, me pretendimin për parregullsi në menaxhimin e buxhetit, urdhëruan mbylljen e misionit amerikan të ndihmës në botë. Ndiqni detajet, në materialin e mëposhtëm: