Protesta në premierën e filmit të Woody Allenit NULL NULL 05.09.2023 23:59 05.09.2023 23:59 Premiera e filmit të Woody Allenit, Coup de Chance, në Festivalin e Filmit të Venecias, u ndërpre nga protestuesit. Sipas raportimeve nga The Hollywood Reporter, një grup prej 20 personash bënë protestë sapo Alleni u paraqit në tapetin e kuq. Ata hoqën fanellat e tyre dhe thirrën “jo kulturës së përdhunimit”, “jo vëmendje regjisorëve përdhunues”. Protesta, pos Allenit, u drejtohej edhe Roman Polanskit dhe Luc Bessonit, njashtu të akuzuar për abuzim seksual. Protestimet morën fund pas pak minutash, kur ata u larguan nga policia.