Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovuesja e trashëgimisë kulturore: Vet simbolet tona janë inspiruese (VIDEO)

NULL NULL
27.11.2022 12:51

Të dielën në emisionin “Familja ime” në Klan Kosova u diskutua për mbrojtjen dhe trashëgiminë kulturore të vendit, ku e ftuar për të diskutuar mbi këtë çështje ishte edhe promovuesja e trashëgimisë kulutore të shqiptarëve, Blerona Cakolli.

“Inspirimi është shumë i thjeshtë, ngase ne shqiptarët vet jemi shumë inspirues, ngase të gjitha simbolet që i kemi, vet i kemi bërë, këto janë vet inspirimi ynë”, tha Cakolli.

Ajo, më tutje tregon edhe për punën e saj drejt promovimit të kulturës kosovare, atë të printimit të simboleve dhe heronjve kombëtar në veshje dhe aksesor në mënyrë të personalizuar. “Në këtë çantë verore apo sezonale, p.sh kemi disa veshje nga Dropulli, pastaj nga Hasi me veshje të shekullit XIX, të cilat mundeni me i vendos sipas dëshirës, dhe e mira e kësaj është se personalizohen sipas dëshirës që keni” shtoi ajo, njofton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme