Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Promovim i pazakontë nga Don Xhoni, albumi i ri bëhet temë diskutimi (VIDEO)

NULL NULL
01.07.2026 11:00

Don Xhoni ka zgjedhur të mos e prezantojë albumin e tij të ri me një postim të zakonshëm apo një video klasike. Në vend të kësaj, reperi ka krijuar një fushatë që ka ngjallur kureshtje të madhe në rrjetet sociale.

Në videot promovuese janë shfaqur figura të njohura nga fusha të ndryshme, përfshirë ish-banoren e BBVK-së, Elijona Binakaj, këngëtaren Adelina Ismaili, Gani Gecin dhe ish-deputetin Daut Haradinaj, duke bërë që publiku të pyesë se çfarë fshihet pas këtij bashkëpunimi të pazakontë, njofton Klankosova.tv.

Për këtë strategji promovuese foli gazetarja Blerina Shoshi në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

“Mënyra se si i publikoi videot me personalitete të ndryshme, Elijona, Daut Haradinaj pastaj Gani Gecin e plotë të tjerë, e zgjoi një kurreshtje te të gjithë dëgjuesit, por edhe te ata që nuk e dëgjojnë Don Xhonin se çka është duke paralajmëruar, pse i ka mbledh këta njerëz”, tha ajo.

lajme të ngjashme