Edhe mbrojtësi Limani largohet nga Prishtina NULL NULL 01.07.2026 12:09 01.07.2026 12:09 FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Ardian Limani, me marrëveshje të dyanshme. Limani zhvilloi 64 ndeshje me fanellën bardhekaltër, shënoi 8 gola dhe regjistroi 2 asistime. Ai ishte pjesë e ekipit që fitoi Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke dhënë kontribut të rëndësishëm në këto suksese. Klubi e falënderon Limanin për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, ndërsa i uron shumë suksese në vazhdim të karrierës.