Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Spanja do të fitojë Botërorin”, Yamal i bindur: Franca nuk është më e fortë se ne

NULL NULL
01.07.2026 13:15

Lamine Yamal ka dhënë një deklaratë të fortë para fazës me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, duke shprehur besim të plotë te kombëtarja e Spanjës.

Në një intervistë të dhënë më 30 qershor, talenti i ri spanjoll u shpreh se Spanja është në të njëjtin nivel ose më e fortë se Franca, duke hedhur poshtë idenë se francezët janë favoritë kryesorë për trofeun, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, kombëtarja spanjolle ka cilësi të mjaftueshme për të shkuar deri në fund të turneut dhe për të konkurruar me çdo kundërshtar.

“Jemi plot shpresë dhe besoj se do ta fitojmë Botërorin. E rëndësishme është të fitosh. Sigurisht duhet të luajmë mirë, por nëse luan mirë dhe humb, të gjithë largohen të trishtuar. Mund të përmirësohemi, sepse jemi shumë më mirë se niveli që kemi treguar deri tani.

Nuk shoh asnjë kombëtare të pamundur për t’u mposhtur. As Franca nuk është më e fortë se ne. Nuk na kanë mundur që nga Europiani. Në ndeshje eliminimi gjithçka ndryshon. Mendoj se do ta fitojmë Botërorin”.

Yamal gjithashtu foli për ndeshjen e ardhshme ndaj Austrisë, duke theksuar se është i gatshëm të luajë nga minuta e parë dhe se ndihet në formë të mirë fizike për të përballuar 90 minutat e plota, nëse trajneri vendos ta aktivizojë.

lajme të ngjashme