Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Po kultivonin mijëra rrënjë kanabisi, policia angleze ua “korr” shqiptarëve para kohe

NULL NULL
01.07.2026 12:35

Gjashtë persona, shumica e tyre të dyshuar si shqiptarë, janë dënuar me burg në Mbretërinë e Bashkuar për përfshirjen në drejtimin e një fabrike të sofistikuar të kultivimit të kanabisit, e cila çoi në sekuestrimin më të madh të kësaj droge në historinë e Policisë së Nottinghamshire.

Gjykata e Nottinghamit dëgjoi se më 3 maj, policia hyri me forcë në një magazinë të fortifikuar në Botany Avenue, Mansfield, pasi efektivët kishin ndier një erë të fortë kanabisi dhe kishin dëgjuar lëvizje brenda godinës.

Gjatë operacionit u zbuluan afro 5 mijë bimë kanabisi, me një vlerë të përllogaritur në tregun e zi nga 1 deri në 3 milionë paund, transmeton Top Channel, përcjell Klankosova.tv.

Të dënuarit janë Lanti Avapi (45 vjeç), Artu Ruqu (44), Eldis Beneri (34), Elton Salihasi (41), Robert Ruko (48), të gjithë pa adresë fikse, si dhe Ardit Gjonaj (37) nga Smethëick. Ata pranuan fajësinë për akuzën e përfshirjes në prodhimin e një droge të klasit B.

Gjykatësi James Sampson e cilësoi operacionin si “jashtëzakonisht të madh dhe të sofistikuar”, ndërsa policia bëri të ditur se bëhet fjalë për sekuestrimin më të madh të kanabisit në historinë e Nottinghamshire, me gjithsej 4,863 bimë të zbuluara në magazinë.

Dënimet e dhëna janë:

Artu Ruqu – 36 muaj burg
Ardit Gjonaj – 32 muaj burg
Lanti Avapi – 24 muaj burg
Elton Salihasi – 24 muaj burg
Robert Ruko – 24 muaj burg
Eldis Beneri – 22 muaj burg

lajme të ngjashme