Të arrestuarve në Gazimestan u ndalohet hyrja në Kosovë, gjykata shqipton edhe gjoba (VIDEO) NULL NULL 01.07.2026 12:41 01.07.2026 12:41 36 serbë përfunduan në pranga të Policisë së Kosovës gjatë festimeve të Vidovdanit. Kjo për shkak që ata kishin thyer rregullat që policia ua kishte lënë që në hyrje në Gazimestan, transmeton Klankosova.tv. Në seancën e sotme është marrë vendimi që të njëjtit të dënohen me 700 euro gjobë për secilin dhe nga 10 euro të tjera për procesin gjyqësor, kurse serbëve që nuk jetojnë në Kosovë u është ndaluar hyrja për 3 vjet. Gazetari i Klan Kosovës, Kastriot Tahiri sjell detaje nga seanca.