Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prokuroria e Shtetit kërkon hetime për raportet e Auditorit

NULL NULL
04.10.2016 16:28

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar  se të gjitha raportet e pranuara nga Auditori i Përgjithshëm i ka dërguar në prokuroritë kompetente dhe ka kërkuar nga të njëjtat që të fillojnë veprimet hetimore sipas ligjit.

“Andaj, asnjë raport i pranuar nga Auditori i Përgjithshëm nuk do të mbetet pa u shqyrtuar nga prokuroritë kompetente të Republikës së Kosovës”.

“Po ashtu, siç është njoftuar opinioni edhe më herët, çështjet e prokurimit do të trajtohen me prioritet, ashtu siç janë pajtuar në takimet e Kryeprokurorit të Shtetit me Auditorin e Përgjithshëm dhe me Drejtorin e agjencisë Kosovarë Kundër Korrupsionit”, thuhet në një njoftim për media të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Klan Kosova.

 

 

lajme të ngjashme