Prokuroria e Prizrenit sekuestron dhe kërkon shitjen e dy kamionëve që transportonin në mënyrë të kundërligjshme NULL NULL 27.09.2024 10:58 27.09.2024 10:58 Prokuroria Themelore në Prizren në dy raste të ndara ka sekuestruar dy kamionë, si mjete të kryerjes së veprës penale, të cilët po transportonin zhavorr në mënyrë të kundërligjshme, dhe është iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”. Aktivitetet ilegale të nxjerrjes së zhavorrit në këtë fazë hetimore dyshohet se janë zhvilluar përgjatë shtratit të lumit Drini i Bardhë, thuhet në njoftimin e policisë, transmeton Klankosova.tv. “Brenda afatit ligjor nga Prokuroria Themelore e Prizrenit, në të dyja rastet e ndara është lëshuar urdhri ndalues i përkohshëm dhe gjithashtu brenda afatit ligjor, për mjetet e kryerjes së veprës penale më datë 27.09.2024 është paraqitur kërkesa për urdhër ndalues përfundimtar, me masat e përkohshme për sigurimin e pasurisë së specifikuar – shitjen e pasurive të specifikuar/kamionëve për çmim të tregut”, thuhet tutje në njoftim.