Producenti i njohur muzikor vdes bashkë me gruan dhe djalin pas përplasjes së avionit privat NULL NULL 16.12.2021 08:37 16.12.2021 08:37 Producenti muzikor Flow La Movie vdiq së bashku me gruan, djalin dhe gjashtë persona të tjerë pasi avioni i tyre privat u përplas dhe shpërtheu në flakë gjatë një uljeje emergjente në Republikën Domenikane të mërkurën, transmeton Klankosova.tv. Flow La Movie, i njohur si Jose Angel Hernandez, 38 vjeç, ishte në bordin e avionit Gulfstream IV kur u ngrit nga Aeroporti Ndërkombëtar La Isabela në një fluturim të vendosur për në Orlando, Florida, por ai hasi në probleme 15 minuta më vonë dhe u rrëzua në Las Americas. Së bashku me Hernandez, aksidenti mori jetën e gruas së tij Debbie Von Marie Jimenez Garcia, 31 vjeç dhe djalit Jayden Hernandez, katërvjeçar. Hernandez fitoi famë për këngët e tij të shumta, duke përfshirë “Te Bote” me Bad Bunny dhe Ozuna. Ai ka prodhuar dhe investuar në dhjetëra koncerte për reperë dhe këngëtarë latinë në Florida dhe në të gjithë Amerikën Latine, transmeton Klankosova.tv.