Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dështon fillimi i gjykimit ndaj 21 të akuzuarve për dëbimin e shqiptarëve gjatë luftës

NULL NULL
01.07.2026 11:31
Foto: Ekonomia Online

 Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën ka dështuar të nisë gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve lidhur me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Në këtë rast, të akuzuar janë: Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavljeviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Krsman Jeliq, Ljubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Millosh Doshan, Ljubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Millovan Kovaçeviq.

Fillimisht, prokurorja speiale Florije Salihu-Shamolli tha se Prokuroria ka ndërmarrë të gjitha veprimet që arsyetojnë mundësinë e ngritjes së aktakuzës në mungesë, pasi që edhe pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të pandehurit kanë qenë të paarritshëm për Prokurorinë dhe janë plotësuar kushtet që Gjykata të fillojë shqyrtimet kryesore, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kurse, gjykatësja Medie Bytyqi tha se Gjykata i ështe drejtuar Odës së Avokatëve të Kosovës për sigurimin e avokatëve sipas detyrës zyrtare për të akuzuarit, mirëpo pasi OAK nuk e ka njoftu Gjykatën për listën e avokatëve që do të përfaqësojnë të pandehurit në këtë çështje penale, Gjykata e ka pasur të pamundur që avokatët t’i pajisë me aktakuzë sipas Kodit të Procedurës Penale.

Gjykatësja tha se meqenëse Gjykata është njoftuar sot në ketë seancë me secilin avokat të caktuar nga Oda, seanca u ndërpre për pak minuta, për t’ua shpërndarë aktakuzën.

Pas kthimit nga pauza, u konstatua mungesa e avokatit Adhurim Gashi, për të akuzuarin Krsman Jeliq, i cili sipas gjykatëses Bytyqi, nuk e ka njoftuar Gjykatën për arsyet e mosprezencë. Ndërsa dy avokatë të tjerë- Zanfir Kryeziu (për të akuzuarin Goran Radosavljeviq) dhe Zyhdi Axhemi (për të akuzuarin Bogoljub Janiçeviq), nuk janë rikthyer në seancë pas pauzës.

Në këto rrethana, duke konsideruar që avokatët nuk janë pajisur me shkresa të lëndës, seanca u shty.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 15 gusht 2025 kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave lidhur me dëbimin e mbi 800 mijë shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë më 1999.

 

lajme të ngjashme