Gjendet mjet i dyshuar i pashpërthyer te varrezat e fshatit Burincë NULL NULL 01.07.2026 11:08 01.07.2026 11:08 Një mjet i dyshuar i pashpërthyer është hasur mbrëmjen e së hënës në fshatin Burincë të Gjilanit, në afërsi të varrezave të fshatit. Sipas policisë, rasti është raportuar rreth orës 21:02 nga një dëshmitar, i cili ka njoftuar për praninë e mjetit të dyshuar në atë zonë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa është njoftuar edhe njësiti për dominim, transmeton Klankosova.tv. “Fsh. Burincë, Gjilan 30.06.2026 – 21:02. Një mashkull kosovar -dëshmitar ka raportuar se te varrezat e fshatit kishte hasur një mjetë të dyshuar të pashpërthyer. Njësiti policore është duke siguruar mjetin derisa njësiti për deminim të dalë në vendin e ngjarjes”.