Procesohet 90% e numërimit të votave për deputetë, ja sa vota morën kandidatët për kryeministër NULL NULL 20.02.2025 13:03 20.02.2025 13:03 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur t’i publikojë rezultatet e kandidatëve për deputetë. Deri në ora 11:26, kandidati për kryeministër nga radhët e LVV-së, Albin Kurti ka marr 259 mijë e 532 vota në zgjedhjet e 9 shkurtit. I dyti radhitet kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza me 150 mijë e 294 vota, transmeton Klankosova.tv. Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër nga radhët e LDK-së mori 109 mijë e 202 vota deri në përditësimin e orës 11:26 të KQZ-së. Ndërsa kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj mblodhi gjithsej 37 mijë e 752 vota.