Prizrenasi arrestohet për dhunë ndaj babait, sulmon policët dhe dëmton zyrën e stacionit policor NULL NULL 21.10.2025 09:49 21.10.2025 09:49 Një person në Prizren është arrestuar pasi që i kishte shkaktuar dhunë psiqike babait të tij. Gjatë prangosjes, i dyshuari ka sulmuar edhe zyrtarët policorë, ku njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari edhe në stacion policor ka demoluar dhe dëmtuar orenditë e zyrës. Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.