Prizren: Dy këmbësore goditen nga vetura, arrestohet shoferi NULL NULL 05.08.2025 09:13 05.08.2025 09:13 vetura godet kembesorin, fotoilustrim Dy këmbësore janë goditur nga një veturë në Prizren. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:20, në rrugën “Ismail Kryeziu”. Siç njofton policia, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtat janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Lidhur me rastin është arrestuar drejtuesi i veturës. “Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Rasti po hetohet si “Aksident trafiku me lëndime”.