Prizren, arrestohet një i dyshuar për kontrabandim të migrantëve NULL NULL 12.09.2023 09:39 12.09.2023 09:39 Fotografi ilustruese e te arrestuarit Në orët e para të së hënës, është arrestuar një person në fshatin Vërmicë të Prizrenit, pasi që i njëjti dyshohet për veprën penale “Pjesëmarrje ose Organizim i Grupit Kriminal të Organizuar / Kontrabandim me Migrantë”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, imigrantët i janë nënshtruar procedurave për vendosje në qendrën e azilit, raporton Klan Kosova. “Ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.