Pritjet deri në një orë te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë NULL NULL 19.07.2024 11:26 19.07.2024 11:26 Foto ilustruese, kolona Është rritur pritja në pikën kufitare të Dheu i Bardhë, ku udhëtarët po presin deri nga një orë për të hyrë në Kosovë. Kështu bën të ditur Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, përcjell Klankosova.tv. Ndërkaq, kolonat vijojnë deri në 250 metra në këtë pikë kufitare. Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata, nga 3 deri në 10 minuta.