Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Sekuestrohen barna pa banderola me vlerë 1500 euro, në pranga bien dy persona

NULL NULL
21.09.2024 10:21
Foto ilustruese e barnave, foto nga REL
Foto ilustruese e barnave, foto nga REL

Dy burra janë arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se kanë prodhuar dhe shpërndarë produkte të dëmshme mjekësore.

Sipas policisë, ata dyshohet se kanë shitur barna  kontrabandë (pa banderola të R. Kosovës me banderola  nga shtetet të ndryshme)  të cilat u janë shmangur  kontrolleve  të nevojshme (shmangja nga tatimi), transmeton Klankosova.tv.

Si dëshmi materiale janë sekuestruar barna, vlera e të cilave sillet rreth 1 mijë e 500 euro.

“Dy të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, rasti vazhdon të mbetet nën hetime”, ceket në raportin e policisë.

lajme të ngjashme