Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Gjuajti me armë nga shtëpia, dërgohet në mbajtje

NULL NULL
06.03.2025 08:33

Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti nga shtëpia e tij kishte gjuajtur me armë zjarri.

Njësitet e specializuara të PK-së NJSI dhe K-9 kanë intervenuar dhe kanë arrestuar personin e dyshuar.

“Janë kontrolluar shtëpia dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar, janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një armë e shkurtër pistoletë, 13 fishekë  9 mm,  64 fishekë të pushkës së gjuetisë, 12  gëzhoja 9 mm, dy karikatorë, rrip brezi për fishek, dy antiplumb,  dhe telefon. Nuk raportohet për persona të lënduar”, thotë policia në raport.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime./Klankosova.tv

lajme të ngjashme