Sekuestrimi i aseteve prej 1 milion euro, Isufaj: Çifti kosovar u arrestua në vitin 2025 NULL NULL 06.07.2026 14:55 06.07.2026 14:55 Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro. Cak i këtij operacionit të zhvilluar ishin një çift nga Kosova që jeton në Itali. Lidhur me këtë ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj. Isufaj tha se ky aksion u zhvillua për të parandaluar një krim transnacional të trafikimit të drogës. “Në kuadër të këtij operacioni në shtator të vitit 2025 janë arrestuar dy person si të dyshuar për vepren penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpërlarja e parave””, deklaroi Isufaj gjatë kësaj konference. “Operacioni në fjalë është rezultat i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar”, theksoi ai. Kreu i PSRK-së foli edhe për punën e këtij institucioni në vazhdimësi. Sekuestrohen 1 milion euro asete në Kosovë, rrodhën nga pastrimi i parave dhe trafikimit të drogës