Vrasjet për pronë, alarm për shoqërinë kosovare? (VIDEO) NULL NULL 06.07.2026 14:38 06.07.2026 14:38 Vrasjet për pronë në Kosovë kanë shënuar rritje viteve të fundit. Në emisionin “Kosova Today”, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku ka deklaruar se problemi pronësor në Kosovë është shumë dimensional, transmeton Klankosova.tv. “Problemi pronësor është shumë dimensional. Kjo për faktin se në Kosovë, shqiptarët shumë pak e kanë rregulluar çështjen e dokumentacionit, edhe pse kanë qenë pronar të pronave të shumë viteve”, tha ajo në Klan Kosova. Pos tjerash, ajo shtoi se shqiptarët përballen me shumë probleme në gjykata rreth çështjeve pronësore. Ndërsa gazetarja e Klan Kosovës, Amantina Hasani ka folur rreth përvojës së saj si reportere, ku tha se çështjet pronësore janë parë si shqetësuese nga ana e organeve të drejtësisë. “Probleme të tjera janë edhe për biseda, borxhi si dhe xhelozi të ndryshme”, u shpreh Hasani në Klan Kosova.