Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Prishtinë: Mjeku ia rikthen shenjat vitale të jetës një personit

NULL NULL
20.09.2022 10:17

Një rast mjaft emocionues ndodhi mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Doktori Shpejtim Aliu arriti që t’ia kthejë shenjat vitale për jetën një qytetar i cili kishte rënë në tokë pa shenja jete në lagjen “Bregu i Diellit”, më saktësisht në rrugën “Hilmi Rakovica”.

Vet Dr. Aliu tregoi për Klankosova.tv se si ndodhi rasti.

“Ngjarja ka ndodhur në Bregun e Diellit. Unë isha duke kaluar me veturë dhe pashë aty disa njerëz të grumbulluar afër një kafiterie, ku ishte edhe policia. U afrova dhe pashë një person të shtrirë dhe menjëherë i pyeta se a ka mjek dhe më thanë jo. Personi s’kishte puls. Vazhdova reaminimin kardiopulmunar (frymëmarrje gojë më gojë) dhe iu kthyen shenja vitale. Më pas erdhi edhe ambulanca dhe e mori”, tha ai.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.