Prishtina – PC Prizreni, ndeshja hapëse e xhiros 22 në basketboll NULL NULL 01.03.2025 11:38 01.03.2025 11:38 Qyteti i Prizrenit njohët tash e shumë kohë për cilësitë sportive, veçanërisht në basketboll. Aktualisht, qyteti garon me dy skuadra në Pro Credit Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra e moçme e Prizrenit, Bashkimi, rri në krye të tabelës, ndërkaq ekipi tjetër nga ky qytet në të fundit. E kjo e fundit sonte do të vizitojë kryeqytetin për ndeshjen hapëse të xhiros së 22-të, ku do të përballet me vendin e tretë të tabelës, KB Sigal Prishtinën, e cila është “vetëm” dy pikë larg kreut. Përballjet mes tyre këtë sezon kanë treguar pak-a-shumë dominimin e kryeqytetasve, duke i fituar dy nga tri ndeshjet e luajtura. /Klankosova.tv