Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vdes një person në Gjilan, dyshohet nga mbidoza

NULL NULL
23.07.2026 20:22

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Gjilanit.

Një person i moshës rreth 38 vjeçare është gjetur pa shenja jete, transmeton klankosova.tv.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

“Me datën 23.07.2026 rreth orës 18:26, kemi pranuar informacion se në banesën e tij në qytetin e Gjilanit është gjetur pa shenja jete një person mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës i lindur më 1988. Njësitet relevante policore së bashku me Prokurorin e Shtetit dhe ekipin emergjent, kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Bazuar në hetimet e deritanishme nuk ka dyshime për elemente të veprës penale të vrasjes”, thuhet në përgjigjjen e Policisë së Kosovës.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.Hetimet janë duke vazhduar në ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit nga hetues policor të Njësisë së Hetimeve Rajonale në Gjilan në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit”, tha Policia e Kosovës për Klan Kosova.

Klan Kosova merr vesh se dyshohet se personi ka ndërruar jetë nga mbidoza.

lajme të ngjashme