Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Sulmojnë protestuesit në Tiranë: Goditën me gurë, lëndohen 6 policë (VIDEO)

NULL NULL
23.07.2026 20:13

Të paktën 6 efektivë policie mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së protestuesve gjatë tubimit me rreth 200 pjesëmarrës të zhvilluar paraditen e së enjtes përpara Parlamentit në Tiranë.

Disa prej tyre me plagë të konsiderueshme, janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore, raporton Klan Kosova.

Të lënduarit janë efektivë të rendit dhe forcave “Shqiponja”, të cilët morën plagë nga sendet e forta dhe gurët që protestuesit hodhën drejt tyre.

5 protestues janë shoqëruar në polici, pasi janë konstatuar se kanë provokuar me sjelljen e tyre.

Pamjet e siguruara nga ABC News tregojnë se përplasjet me policinë janë shkaktuar nga një grup prej jo më shumë se 10 personash, të maskuar, të cilët qëllojnë në drejtim të forcave të rendit.

Në një fragment të pamjeve duket se nga sendet e hedhura mbetet i lënduar edhe një prej protestuesve, i cili largohet nga vendi me ndihmën e personave të tjerë.

Ambulanca ka dërguar në spital edhe disa protestues të cilët pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm kanë lënë ambientet e spitalit.

Kronika sjell detaje:

lajme të ngjashme