Prishtina fiton derbin me Ballkanin NULL NULL 13.12.2020 15:43 13.12.2020 15:43 Është zhvilluar derbi i xhiros së 18-të në mes të Prishtinës dhe Ballkanit. Ndeshja në “Fadil Vokrri”, i takoi kryeqytetasve që fituan me rezultat 2:1. Në minutën e 45-të ishte Otto Johna ai i cili e kaloi skuadren “Bardh e kaltër” në epërsi. Por, nuk vonoi shumë dhe ekipi mysafir e barazoi rezultatin me Krasniqin. Kurse, të njëjtën përgjigje vendasit veçse në fund të takimit e dhanë prishtinasit, duke arritur të shënojnë edhe golin e fitores. Për 2:1 realizoi Berisha. Fc Prishtina tani gjendet në pozitën e tretë të renditjes tabelare në Superligën e Kosovës në futboll, me 31 pikë shtatë më pak se Ballkani që gjendet në të dytën. Ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll, transmetohen ekskluzivisht në Art Sport dhe Klan Kosova.