Prishtina – Dukagjini, ekskluzivisht në Artmotion NULL NULL 13.04.2026 10:43 13.04.2026 10:43 Ndeshja e mbetur e xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet sot. Prishtina do të jetë nikoqire e Dukagjinit, ku ‘lufta’ për tre pikët do të jetë e zjarrtë, transmeton Klankosova.tv Skuadra e Kryeqytetit aktualisht gjendet në pozitën e katërt në tabelë, ku deri më tani kanë grumbulluar 42 pikë. Ndërsa Dukagjini gjendet në pozitën e gjashtë me 34 pikë. Ndeshja do të zhvillohet në ora 15:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Artmotion në kanalin Sport 1.