Prindërit vrasin veten pasi u vdes djali nga kanceri NULL NULL 06.11.2015 17:59 06.11.2015 17:59 Nicu Arava dhe gruaja e tij Vali kanë vrarë veten disa orë pasi djali i tyre nëntë vjeçar ndërroi jetë prej sëmundjes së kancerit. Fqinjët e kanë gjetur trupin e çiftit afër djalit në banesën e tyre në Rumani, transmeton Klan Kosova. Prokurori i kësaj çështjeje ka treguar se çifti është varur afër trupit të nëntë vjeçarit trupi i të cilit ishte i mbuluar me një batanije. Më pas në kompjuterin e Valit është gjetur një shënim i shtatë viteve më parë, në kohën kur ata e kuptuan që djali i tyre është me kancer. “Kur kuptova diagnosën unë ndjeva që po vdisja”. “Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen që dy prindër ndjejnë në momentin kur kuptojnë se fëmiu yt është i sëmurë me kancer”. Fjalët e fundit të cilat janë postuar nga nëna e tij ishin këto: “Ne shpresojmë që djali ynë është me fat dhe tumori do të shpartallohet. Por vetëm mendimi se çdo moment mund të jetë fatal më bënë të çmendem”.