Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshohet për para të falsifikuara, banka dorëzon qindra euro në policinë e Prizrenit

NULL NULL
09.07.2026 09:11

Një rast i dyshimit për para të falsifikuara është regjistruar të mërkurën në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Sipas informacioneve të policisë, një zyrtar i një banke ka dorëzuar në stacionin policor gjithsej 782 euro, për të cilat ka dyshime se janë të falsifikuara, transmeton Klankosova.tv.

Shuma, sipas policisë, përbëhej nga dy kartëmonedha prej 200 euro, tri kartëmonedha prej 50 euro, dy kartëmonedha prej 20 euro, një kartëmonedhë prej 10 euro, 80 monedha prej 2 euro dhe 22 monedha prej 1 euro.

Policia ka sekuestruar paratë si prova materiale, ndërsa pas konsultimit me prokurorin kompetent është iniciuar rasti për hetime.

lajme të ngjashme