Presidentja takon Dredhza Brainën që doli e para për siguri kibernetike NULL NULL 08.08.2025 15:16 08.08.2025 15:16 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot Dredhza Brainën, e cila doli e para në botë në garën Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë Barrier Breaker. “Presidentja Osmani e uroi Dredhzën për suksesin e jashtëzakonshëm, duke theksuar se arritje të tilla e vendosin Kosovën në majat e botës edhe në fushën e sigurisë kibernetike”, thuhet në postimin e presidencës në Facebook. Osmani foli edhe për suksesin e Luanda Domit, fituese e çmimit Cybersecurity Woman of the Year 2025 në kategorinë Supporter, të ndarë në Las Vegas, dhe tha “se këto dy gra të jashtëzakonshme kanë thyer barriera, kanë ngritur flamurin e Kosovës dhe kanë dëshmuar se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij”. “Dy vajza të jashtëzakonshme që thyen barriera, ngritën flamurin e Kosovës në majë dhe dëshmuan se talenti i vajzave tona nuk njeh kufij. Ju jeni frymëzim për gjithë rininë e Kosovës,” tha Osmani.