Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti i Maldiveve uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

NULL NULL
19.02.2025 15:50

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidenti i Republikës së Maldiveve, Dr. Mohamed Muizzu, me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Nga presidenca njoftojnë se në mesazhin e tij, Muizzu ka shprehur urimet më të përzemërta për qeverinë dhe qytetarët e Kosovës, duke përcjellë përshëndetjet dhe dëshirat e sinqerta të popullit të Maldiveve në këtë ditë të veçantë për vendin tonë.

Ai ka uruar presidenten Osmani për shëndet dhe lumturi, ndërsa ka shprehur dëshirën e tij për progresin dhe mirëqenien e mëtejshme të qytetarëve të Kosovës.

lajme të ngjashme