Presidenti gjerman do të vizitojë Izraelin për bisedime me homologun, Herzog NULL NULL 20.11.2023 19:25 20.11.2023 19:25 Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të udhëtojë për në Izrael më 26 dhe 27 nëntor për të zhvilluar bisedime politike me homologun e tij izraelit Isaac Herzog. Gjatë vizitës së tij, Steinmeier po planifikon gjithashtu të zhvillojë takime në Izraelin jugor dhe Jerusalemin lindor. Kjo u konfirmua nga një deklaratë që e dha zyra e presidentit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv. Presidenti do të udhëtojë më pas në Oman dhe Katar, thuhet në deklaratë.