Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidenti Biden dhe Papa Françesku flasin për “rrugët drejt paqes”

NULL NULL
22.10.2023 19:43

Presidenti amerikan, Joe Biden dhe Papa Françesku patën një bisedë telefonike 20-minutëshe të dielën, gjatë së cilës diskutuan “situatat e konfliktit në botë dhe nevojën për të identifikuar rrugët drejt paqes”, raporton Vatican News.

Vatican News, e cila është gazeta zyrtare e Selisë së Shenjtë, nuk dha detaje të mëtejshme rreth bisedës.

Më herët, gjatë fjalimit të tij të së dielës, Papa Françesku bëri thirrje edhe një herë për paqe në Gaza dhe Izrael.

“Jam shumë i shqetësuar, i pikëlluar”, tha ai. “Lutem dhe jam pranë të gjithë atyre që vuajnë, pengjeve, të plagosurve, viktimave dhe familjeve të tyre”./Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme