Polonia fituese e finales botërore në volejboll NULL NULL 01.10.2018 10:20 01.10.2018 10:20 Skuadra poloneze e volejbollit ka mposhtur dy herë radhazi skuadrën braziliane dhe ka fituar “Kampionatin Botëror FIVB” i cili u zhvillua në Torinë të Italisë. Gjatë finales për të fituar kampionatin, Polonia ka arritur bindshëm që ta mposhtë 3-0 me sete Brazilin, kështu duke fituar medaljen e artë në volejboll, transmeton Klan Kosova. Ndërsa Shtetet e Bashkuara, kanë zënë vendin e tretë në këtë kampionat, pasi kanë mposhtur 3-1 me sete Serbinë. klankosova.tv