Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Polonia e fiton trilerin ndaj Maqedonisë

NULL NULL
17.01.2016 22:20

Pas një trileri të vërtetë, Polonia e ka mposhtur Maqedoninë 24:23 në Kampionatin Europian që po mbahet në Poloni.

Në pjesën e parë Maqedonia ishte më e mirë, kurse në të dytën Polonia ishte dominuese, transmeton Klan Kosova.

Katër minuta para fundit Polonia i kishte tre gola përparësi, por maqedonasit i shënuan dy gola të shpejtë dhe gjithashtu e kishin sulmin e fundit për të barazuar.

Për fatin e tyre të keq, e humbën topin dhe – barazimin.

Franca dhe Polonia kalojnë në fazën e dytë, kurse për vendin e fundit që çon në këtë fazë do të ndeshen Maqedonia dhe Serbia.

lajme të ngjashme