Polonia do të lehtësojë kufizimet nga e diela NULL NULL 14.04.2020 12:34 14.04.2020 12:34 Ministri i shëndetësisë i Polonisë, Lukasz Szumoëski tha që vendi do të fillojë të lehtësojë kufizimet nga 19 prilli. “Ne do të shkrijmë ngadalë ekonominë,” i tha Szumowski radiostacionit RMF FM. Zëdhënësi i qeverisë Piotr Muller tha se kufizimet në dyqane ka të ngjarë të hiqen së pari. Muller i tha Radio Publike të Polonisë se vendimet do të merreshin të mërkurën ose të enjten, pasi qeveria të ketë analizuar të dhënat nga fundjava e gjatë e Pashkëve, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Qeveria po konsideron gjithashtu heqjen e një ndalimi të vizitave në pyje dhe parqe kombëtare. Që nga e hëna në mbrëmje, Polonia kishte regjistruar 6.934 raste me Covid-19 dhe 245 vdekje të lidhura me virusin.