Politikani me origjinë serbe nominohet ambasador i SHBA-së në Serbi NULL NULL 28.03.2025 21:48 28.03.2025 21:48 Presidenti Donald Trump ka nominuar ish-prokurorin e përgjithshëm të Arizonës me origjinë nga Serbia, Mark Brnovich, për ambasador të ardhshëm të ShBA-së në Serbi. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump përmes një postimi në “Truth Social”. “Si bir i refugjatëve që ikën nga komunizmi, Marku do të jetë një avokat i fortë për Lirinë dhe gjithmonë do të vendosë Amerikën të parën. Urime Mark!”, shkroi presidenti në Truth Social, transmeton Klankosova.tv. Emërimi i tij tani duhet të konfirmohet nga Senati i ShBA-së. I am pleased to announce that Mark Brnovich will be our next United States Ambassador to Serbia. Mark is a proud Veteran of the Army National Guard, and previously served as Attorney General for the Great State of Arizona. As the son of refugees who fled communism, Mark will be a… — Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) March 28, 2025