Policia sot kreu dy bastisje në Zveçan, s’ka të arrestuar NULL NULL nga Hekuran Sokoli 04.10.2023 18:54 nga Hekuran Sokoli 04.10.2023 18:54 Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer edhe dy bastisje në komunën e Zveçanit, lidhur me rastin e agresionit serb në Bansjkë të Zveçanit. Kështu ka konfirmuar për klankosova.tv, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka shtuar se nga ky aksion i policisë nuk ka persona të arrestuar. “Mund ta konfirmoj se kemi kryer bastisje në lidhje me rastin e Banjskës. Njëra bastisje është kryer në Rudarë dhe një tjetër afër komunës në Zveçan. Nuk kemi persona të arrestuar”, ka thënë Elshani. I pyetur se a është konfiskuar ndonjë gjë nga Policia e Kosovës gjatë këtyre bastisjeve, Elshani ka thënë se nuk mund ta konfirmojë një gjë të tillë. Fotografia në ballinë është përdorur vetëm sa për ilustrim.