Policia për vrasjen në Kavajë: Dyshohet se ndodhi për motive hakmarrjeje - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Policia për vrasjen në Kavajë: Dyshohet se ndodhi për motive hakmarrjeje

NULL NULL
21.05.2023 19:40
Policia e Shqipërisë

Policia e Shqipërisë ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen në Kajavë, duke thënë se dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje.

Tutje, bëhet e ditur se po vazhdojnë hetimet në lidhje me këtë rast, shkruan Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv.

“Më datë 21.05.2023, rreth orës 18.30, në lagjen Nr. 1, në Kavajë, në një lokal, një person ende i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit”.

“Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon veprimet hetimore për sekuestrimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Paraprakisht nga të dhënat e grumbulluara dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrje”, thuhet në raportin e policisë.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.