Policia për ndeshjen Kosovë-Izrael: E qetë dhe pa incidente NULL NULL 13.11.2023 13:05 13.11.2023 13:05 Kosova e ka mposhtur mbrëmë në “Fadil Vokrri” Izraelin me rezultat minimal 1:0. Tri pikët “Dardanëve” ia siguroi Milot Rashica, i cili tundi rrjetën e portës izraelite në minutin e 41-të. Lidhur me situatën e sigurisë është deklaruar policia. Organet e rendit përmes një njoftimi bëjnë të ditur se ndeshja ka kaluar pa ndonjë incident, që ka cënuar sigurinë publike. “Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me FFK-në dhe akterët relevantë, ashtu siç e ka bërë të ditur me kohë, ka bërë planifikimet e saja operacionale për menaxhimin dhe mbarëvajtjen sa më të mirë të kësaj ndeshje sportive, duke u kujdesur për ofrimin e sigurisë që nga ardhja e kombëtares së Izraelit në Republikën e Kosovës e deri në kthimin e saj për në Izrael”, thuhet në njoftim përcjell Klankosova.tv “Policia e Kosovës falënderon qytetarët, mediat dhe të gjitha institucionet për bashkëpunimin korrekt me Policinë e Kosovës, të cilët janë pjesë e meritës që ky event sportiv të kalojë i qetë dhe pa incidente”, thuhet në komunikatën e PK-së. Ndërkaq, mbrëmë para nisjes së lojës, policia i ka ndaluar dy persona. Ata dyshohet se nuk i kishinrespektuar rregullat e hyrjes në stadium. Lidhur me rastin ka raportuar edhe Klankosova.tv Ishin në kundërshtim me rregullat për ndeshjen Kosovë – Izrael, dy persona shoqërohen në stacion të policisë