Policia me detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme: Dy persona të maskuar gjuajtën me armë NULL NULL 26.03.2025 08:41 26.03.2025 08:41 Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e plagosjes së mbrëmshme në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku ka vdekur Naser Gashi, 62-vjeçar, si dhe i plagosur është Miftar Miftari, rreth 40 vjeç. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 22:25 dhe se dyshohet se dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimave të përmendura më lartë. 62-vjeçari, Naser Gashi, ka vdekur derisa ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa i plagosuri Miftar Miftari është duke marrë tretman mjekësor. Policia shton se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Për persona të arrestuar deri tani nuk është dhënë ndonjë informacion apo detaj. /Klankosova.tv