Policia kërkon ndihmë në identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje NULL NULL 03.02.2025 14:07 03.02.2025 14:07 Foto nga Policia e Kosovës Policia e Kosovës po kërkon ndihmën e qytetarëve në identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje në Prishtinë. Policia ka ndarë me qytetarët edhe foton e të dyshuarit, transmeton Klankosova.tv. “Njësiti i hetimeve të përgjithshme në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e personit që shihet në fotografi. I dyshuari kërkohet për veprën ‘Vjedhje e rëndë’”. “Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e të dyshuarit apo vendndodhjes së tij, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, thuhet në njoftimin e policisë.