Policia jep detaje shtesë për të vdekurin në Qirez të Skenderajt: Arrestohet një person si i dyshuar NULL NULL 11.02.2024 08:41 11.02.2024 08:41 Policia e Kosovës, vetura. Foto: Klankosova.tv Policia ka dhënë detaje shtesë për rastin e vdekjes në Qirez të Skenderajt gjatë ditës së djeshme. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se një person është arrestuar si i dyshuar për vdekjen e viktimës. “Një mashkull kosovar, ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi është goditur nga ekskavatori që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar”. “Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. Vdes një person në një vendpunishte në Qirez të Skenderajt