Policia jep detaje rreth incidentit në ndeshjen Liria – Vëllaznimi NULL NULL 23.02.2025 16:45 23.02.2025 16:45 Një incident ka ndodhur sot në fund të ndeshjes Liria-Vëllaznimi, e cila u zhvillua në kuadër të ligës së parë. Në fushën e lojës, në stadiumin “Përparim Thaqi” në Prizren, hyjnë tifozët vendas të cilët tentuan t’i sulmojnë futbollistët e ekipit nga Gjakova. Rreth këtij rasti, detaje për Klankosova.tv ka dhënë edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësi rajonal i Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se nuk ka asnjë të lënduar. “Ka pasur përleshje mes tifozëve, por policia ka intervenuar shpejt dhe është qetësuar situata pa pasoja”, deklaroi Bytyqi. Eskalon situata në Prizren, tifozët tentojnë t’i sulmojnë futbollistët e Vëllaznimit (VIDEO)